Ballsh, uzina e naftës drejt rrënimit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka pllakosur heshtja, e prej disa ditësh edhe errësira. Kjo është uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh. Pa pronar që prej muajt gusht. Për 4 muaj punonjësit tentuan t?a shpëtonin, duke kërkuar vëmendjen e shtetit. Tashmë nuk diskutohen më pagat e prapambetura, por fati i kësaj vepre, me te cilën është i lidhur edhe fati i punonjësve. I vetëdijshëm për një krizë të rëndë sociale, kryebashkiaku i Mallakastrës bën thirrje për të shpëtuar uzinën, e bashkë me të 1200 familjet. Uzina e Ballshit u përball me një kolaps financiar përpara disa muajsh për shkak të taksave të papaguara. Bllokimi i llogarive bankare solli ndërprerjen e punës në pritje për të gjetur një blerës tjetër, por pa sukses. Një paketë ndihme financiare nga qeveria shqiptare është përfolur si e vetmja rrugë për te parandaluar falimentimin. Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh ka nisur punën 45 vjet më parë.