Gratë votojnë në zgjedhjet në Arabinë Saudite - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare gratë ne Arabinë Saudite kane te drejtën e votes ne zgjedhjet lokale. Ky vendim historik konsiderohet nje hap drejt lehtesimit te kufizimeve, qe ky vend ka ndaj grave. Per here te pare gjithashtu mbi 900 femra jane edhe kandidate ne zgjedhje dhe përballen me 6 mije meshkuj per vendet ne 284 këshilla lokale. Megjithatë, fale politikave të rrepta gjinore, burrat dhe gratë votojnë ne qendra të ndara të votimit. Po per shkak te këtyre rregullave grave gjatë fushatës zgjedhore, nuk iu është lejuar të takohen me votuesit meshkuj.Ndonëse këshillat kane pak pushtet, pasi kane përgjegjësi në mirëmbajtjen e rrugëve, mbledhjen e mbeturinave dhe mbarëvajtjen në parqet publike, gratë per here te pare thonë se do te ndihen te përfaqësuara, pavarësisht rezultatit. Edhe nese nuk fitojne, votimi dhe pjesëmarrja ne gare konsiderohet nje fitore per to. Per shume prej tyre ky eshte nje zhvillim pozitiv qe rrit shpresat se shoqëria do te përfitoje me shume nga diversiteti ne drejtim, por edhe nje hap perpara drejt barazisë gjinore. Zgjedhjet ne Arabine Saudite jane nje ngjarje e rralle, pasi jane te tretat ne histori. Ne 40 vite nga 1965-2005 nuk jane zhvilluar zgjedhje, ndërsa votime jane mbajtur veten ne vitet 2005 dhe 2011.

Recommended