Aksidente në Bulqizë dhe Fushë Krujë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Bulqizë dhe Fushë Krujë. Përplasja mes dy automjeteve tip Benz dhe Land Rover në vendin e quajtur ?Pishat? në aksin rrugor Fushë-Bulqizë-Maqellare u ka marrë jetën 2 grave, ndërsa ka lënë të plagosur dy të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë 10 vjeç. Për shkak të plagëve të marra i mituri është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Tiranës. Viktimat janë motrat Zylfije dhe Sadete Kryemadhi, të cilat kanë gjetur vdekjen rrugës për në spital. Ndërkohe, ne mbrëmjen e së enjtes një dymbëdhjetë vjeçare humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet në fshatin Kameras të Fushë Krujës, ndërsa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia ende nuk e ka identifikuar atë.

Recommended