Rama në samitin e Kinës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet ne Kine per te marre pjese ne punimet e Samitit Ekonomik Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, ka theksuar rëndësinë qe ka bashkëpunimi ekonomik dhe dialogu politik mes Europes dhe Pekinit zyrtar.?Në këndvështrimit tonë, qëllimi i kësaj nisme është bashkëpunimi ekonomik dhe vazhdimësia e dialogut politik. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, në vitin e tyre të 66 janë shumë pozitive për momentin dhe jam i kënaqur të nënvizoj që po forcohen në drejtime të tjera, nisma 16+1 dhe projektet Belt e Road janë dy platforma të tjera që forcojnë marrëdhëniet tona. Lidhja e qytetit Shantou, ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, qyteti unë i dytë më i madh do të shtrojë rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit?.Por shefi i ekzekutivit shqiptar është ndalur edhe tek rëndësia e bashkëpunimit ne rajonin tone.?Shqipëria po punon që t?i japë hov turizmit, i cili është një sektor prioritar kombëtar dhe një mjet për të promovuar rritje dhe zhvillim gjithëpërfshirës. Vendi ynë ka ofertë turistike të pasur dhe të shumëllojshme. Në vetvete, turizmi është ngushtësisht i lidhur me infrastrukturën, gjë që është e rëndësishme për zhvillimin e gjithë rajonit. Së bashku me qeverinë e Malit të Zi, si edhe me Bosnie-Hercegovinën dhe Kroacinë, presim me padurimin financimin e Autostradës Adriatike-Ioniane që e quajmë ndryshe ?Korridori i Kaltër?.Takimi qe po mbahet ne Kine është i katërti që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Kryeministrit të Kinës. Tema e takimit të këtij viti është, ?Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri?, nëpërmjet të cilit synohet të promovohet partneriteti i deritanishëm mes vendeve, si dhe të shqyrtohen propozime të reja lidhur me bashkëpunimin në infrastrukturë, ekonomi, bujqësi, investime, shkëmbime tregtare etj. Zhvillimi i këtij samiti pritet të shënojë një moment të ri në zhvillimin e bashkëpunimit Kinë-EQL. Tradita e këtij takimi nisi në Varshavë, në vitin 2012 dhe më pas vijoi me takimet në Bukuresht dhe Beograd, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë platformën për bashkëpunim.