Tritol karburantit në Fushë Krujë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur sërish banorët e Fushe-Krujës. Rreth 30 minuta pas mesnatës, duke u gdhire e mërkura, nje sasi tritoli shkaktoi dëme te konsiderueshme ne nje pike karburanti ne dalje të qytetit, në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Durrës. Eksplozivi qe llogaritet te kete qene 200 grame, ishte vendosur pranë murit rrethues te karburantit ne pronësi te Zyhdi Celes. Nga shpërthimi, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm shkatërrime në objekt si dhe ne disa automjete të parkuara aty pranë.Policia ka marrë në pyetje pronarin e karburantit, pasi dyshohet se atentati me eksploziv mund te ketë lidhje me djalin e tij, Alfred Çela, që është drejtor i OSHEE së qytetit.Por hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e konkurrencës. Deri më tani janë shoqëruar 16 persona qe po japin shpjegime për ngjarjen. Më 23 shtator të këtij viti, në të njëjtin vend, i është vënë eksploziv edhe një autobusi që ishte parkuar në hapësirën e karburantit.

Recommended