Fushë Krujë, Durim Bani i shpëton atentatit me tritol - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një person me precedentë penal, i shpëtoi një atentati me eksploziv mëngjesin e së dielës në Fushë-Krujë.Rreth 200 gramë tritol ishin vendosur në makinën tip fuoristaradë të Durim Banit. Automjeti ishte parkuar para pallatit të tij, në lagjen ?Grumbullimi? të Fushë Krujës kur në gomën e përparme, Bani ka parë disa fije të holla teli. Menjëherë ai njoftoi policinë, ndërkohë që forcat xheniere të mbërritura nga Tirana, zbuluan se fijet lidhnin lëndën eksplozive e cila ishte gati për shpërthim.Sipas ekspertëve, eksplozivi do të shpërthente sapo makina të lëvizte ndërkohë, që një prej pistave të hetimit është e kaluara e Banit. Durim Bani rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që ai ka thënë para hetuesve se nuk ka patur probleme me persona të tjerë.

Recommended