Basha: Rama po rrënon Shqipërinë! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
100 milionë dollarë investimet ne bujqësi ka premtuar Lulzim Basha, nëse qytetaret i besojnë qeverisjen e vendit. Gjate takimeve me banoret e fshatrave Shtiqen, Novosej dhe Shishtavec, kryetari i PD Basha, ka premtuar një qasje te re ndaj qytetareve te këtyre zonave. Këto zona janë edhe me te prekurat nga fenomeni i largimit për te kërkuar azil ne Gjermani dhe kjo, pasi sipas banoreve kushtet e jetesës jane te vështira.Fermerët: Kemi patate s?i shesim, kemi pirgje, kemi viça, nuk mund t?i shesim, bimë medicinale s?i shesim dot na ndalon në rrugë. Njerëzit janë detyruar të ikin siç kanë ik në kushte ekstreme nëpër kampe në Gjermani.Fermerët: Puna e bujqësisë është skandal, nuk ka më keq. Mund të punojmë diçka po s?kemi shitje, s?kemi treg hiçBasha: S?vjen me e marrë njeri?Tregtari: Tani dhe tregtarët ngurrojnë shumë, kanë frikë. Unë vetë personalisht kam qenë në Prokurori për dy viça që kam shit, viçat e mi.Basha ka premtuat se programi PD për qeverisjen e vendit do ti kushtoje vëmendje te veçante bujqësisë.?Skema që ne po shohim është skema e një buxheti jo më pak se 100 milionë dollar në vit, që me e nda në dy pjesë, subvencione sipas sektorëve dhe kryesorja që të jetë për të gjithë fermerët është eliminimi i çdo takse për fshatin, mbi naftën, mbi plehrat, mbi fidanët, mbi farat.?Turi i liderit te opozitës Basha është i ndare ne 2 pjese, ne takime me bizneset ne qytet dhe fermerët ne zonat rurale per te dëgjuar problemet e tyre dhe per te dhënë zgjidhjet sipas PD.

Recommended