Investitorë nga Emiratet në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria nis fushatën për të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri, dhe një nga fokuset kryesore tashmë janë vendet arabe. Pas vizitës që vetë kreu i qeverisë Rama bëri në Emiratet e Bashkuara në muajin prill, në Shqipëri ka mbërritur një delegacion që kryesohet nga Ministri i Energjisë të emirateve. ?Ne kemi interes që të bëjmë para në marrëdhëniet tona ekonomike, vizita e kryeministrit tuaj dha frytet e veta dhe jemi shumë optimistë që mund të zgjerojmë bashkëpunimin. Vendndodhja gjeografike e Shqipërisë por dhe politikat për thithjen e investimeve të huaja e bëjnë vendin tuaj mjaft tërheqës?. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se investitorëve arabë u është ofruar që të marrin koncesione në fushën e turizmit, ku me një euro mund të marrësh një tokë në pronësi të shtetit për 99 vjet, por një projekt më të afërt se ato në letër, ministri cilësoi një investim të madh në infrastrukturë që pritet të marrë një kompani ndërkombëtare. Ahmetaj nuk specifikoi as emrin e kompanisë e as vlerën dhe llojin e projektit. Delegacioni do të vijojë të qëndrojë edhe dy ditë në Shqipëri, duke u pasuar me një forum, që do të mbajnë sipërmarrës nga të dy vendet. Në fund dy ministrat do të firmosin një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve në të dy shtetet.

Recommended