Tritol shtyllës së tensionit të lartë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo shtylle e tensionit te larte ne fshatin Arramenas te Fushe Krujës, fatmirësisht i ka rezistuar shpërthimit te fuqishëm te eksplozivit te vendosur ne një nga këmbët e saj. Sipas policisë, persona te panjohur e kane ngjitur tritolin ne pjesën e poshtme te shtyllës dhe e kane shpërthyer ate rreth orës 23:30, te se mërkurës, por duke shkaktuar vetëm dëme te vogla. Policia bëri të ditur se nga eksplozioni, nuk ka patur probleme serioze ne shtyllën e tensionit të lartë 110 kilovolt, pjese e linjës që vjen nga hidrocentralet e lumit Mat dhe shkon në Tirane.Por ky nuk ishte shpërthimi i vetem qe alarmoi policinë e Fushe Krujes. Rreth orës 3:30 duke u gdhirë e enjtja, në fshatin Nikël është dëgjuar një tjetër eksplozion, këtë herë në një dyqan ne pronësi të Gëzim Metës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia dyshon se është autori i dy ngjarjeve është i njëjti, por nuk ka ende një emër konkret. Zona e Fushe Krujes ka qene vazhdimit problematike per shpërthimet me tritol. Policia po heton per te zbuluar nese mund te jënë implikuar autore te ngjarjeve të mëparshme si dhe për të hedhur dritë mbi motivet e krimeve.

Recommended