Ndryshimet kushtetuese për drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pritet të shqyrtojë dhe me shumë gjasa të miratojë paketën e propozimeve të ofruara nga ekspertët për ndryshimet në Kushtetutë. Mësohet se mbledhja e komisionit do të zhvillohet pasditen e së hënës, ku ligjvënësit do të njihen zyrtarisht me mbi 50 propozime për ndryshimet kushtetuese. Pas miratimit në Komisionin e Posaçëm, ndryshimet do t?i dërgohen për mendim Komisionit të Venecias, si filtri i fundit i ekspertizës ndërkombëtare, para votimit në Parlamentin Shqiptar. Paketa e propozuar nga ekspertët e nivelit të lartë, është ne asistencën e juristëve të Zyrës Ligjore pranë Ambasadës amerikane në Tiranë, OPDAT dhe misionit të Bashkimit Europian, EURALIUS. Sipas kësaj pakete për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit, vihet re rishikimi i kompetencave të Presidentit të Republikës në raport me sistemin e drejtësisë, në mënyrë të veçantë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas propozimeve, nuk preket formula e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, por ai nuk do të jetë më kryetar i KLD-së. Drafti parashikon gjithashtu qe, kreu i shtetit do të emërojë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Administrative, në bazë të propozimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ekspertët, propozojnë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Aktualisht kreu i organit të akuzës propozohet nga Presidenti i Republikës dhe votohet nga Parlamenti. Ndërkohë që me propozimin e ri, kryeproporori do të propozohet nga Këshilli Lartë i Prokurorisë dhe do të zgjidhet me votën e 3/5 të deputeteve.

Recommended