Maqedoni, opozita kthehet në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas afro një viti partia më e madhe opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë është kthyer në kuvend, duke vënë në zbatim marrëveshjen e 19 qershorit të nënshkruar nga të gjitha partitë politike në vend nën ndërmjetësimin e eruokomisionerit Johanes Han. Duke folur jashtë parlamentit lideri i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se deri më 15 shtator duhet të zgjidhet prokurori special i Maqedonisë, në të kundërt pakti do të jete i pavlefshëm. Ai tha se prokurori do të mundësonte një hetim të pavarur të skandalit të përgjimeve.Zoran Zaev:Me këtë dëshmojmë se e respektojmë marrëveshjen e 19 qershorit. Deri me 15 shtator të zgjidhet prokurori special, i cili do të siguroj sundimin e së drejtës dhe do t`i nis hetimet për materialet e përgjimeve. Me 20 tetor të zgjidhet qeveria e përkohshme, do te ndërmerren ndryshimet në kodin zgjedhor dhe gjyqësor. Të votohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga funksioni i kryeministrit. Duhet respektuar afatet përndryshe marrëveshja nuk është e vlefshme.Maqedonia do te drejtohet nga nje qeveri e përkohshme deri ne mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, qe do te mbahen ne prill te vitit 2016.

Recommended