Autostrada Tirane-Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vihet ne pikëpyetje përfundimi ne afat i nje prej akseve me te rendesishme rrugore ai i Tirane - Elbasan. Ndonëse autostrada ishte parashikuar te përfundonte ne fund te këtij viti, rreshiktjet e dheut ne IBE kane veshtiresuar punen e eksperteve per te dhene nje date konkrete. Drejtori i Autoritetit Rrugor thote se si pasoje e mos kryerjes se studimit fillestar, kostoja shtese qe do te nevojitet per te siguruar kete segment arrin e 25 mln dollare. Ekspertet po mendojne ndertimin e nje muri te larte ose hapjen e nje kanali per te frenuar rreshkitjet e dheut ne rruge. Gjithsesi deri ne marrjen e nje vendimi, ritmet e punimeve ne Mullet vijojne me ritme te ngadalta. Si te mos mjaftonte problemi i Ibes, ndertimi i autostrades ka hasur edhe ne konflikte te tjera mes firmes greke ACTOR dhe nenkontraktoreve shqiptare qe pretendojne se nuk jane paguar. Por zyrtaret e autoritetit rrugor thone se kjo çeshtje duhet zgjidhur mes paleve sipas kontartes.

Recommended