Vapë përvëluese në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga një i nxehtë tropikal, ndërsa termometri ka kaluar 40 gradë celsius. Meteorologët thonë se Zagrebi, Sarajeva, Beogradi, e Podgorica, por dhe qytetet e tjera të mëdha temperaturat janë edhe më të lartë ndaj rekomandohet që të shmangen daljet në orët e drekës, veçanërisht për të moshuarit, të cilët janë më të predispozuar për të patur probleme shëndetësore nga vapa e madhe. Deri me tani, nuk ka patur viktima nga i nxehti tropikal. Sipas mediave serbe, temperaturat, nuk pritet të pësojnë rënie për të paktën gjithë javën e ardhshme. Termometri pritet të shënojë mbi 40 gradë.I nxehti përvëlues është shënuar edhe ne Shqipëri. Temperaturat në kryeqytet kanë arritur deri në 39 gradë. Ndërsa në qytetet bregdetare ato kanë qene dy gradë më poshtë.

Recommended