Gjykata le në burg grupin e Admir Tafilit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg tre të akuzuarit si pjesë e bandës se vrasësve me pagesë. Admir Tafili kryetari i grupit te strukturuar kriminal, kunati i tij Elson Merdani dhe Alfred Qefalia, njëri prej ekzekutorëve, u njohën me masën në seancën me dyer të mbyllura. Mësohet se nga të gjithë të arrestuarit, i penduari i vrasësve me pagesë Kristi Pine është në procedurë për të fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Dy muaj më parë, 24-vjeçari nga Elbasani tentoi vetëvrasjen në qelitë e paraburgimit. Pasi tregoi për prokurorët vrasjen e porositur nga burgu për Brahim Manin në Shkodër, në kushtet e depresionit, i riu preu damarët me një stilolaps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit të burgut, ai arriti t?i mbijetonte plagëve. Pas arrestimit, Pine tregoi dhe krimet e tjera të grupit të kryera nga ai vetë si dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë rrëfimit, 24-vjeçari zbuloi emrat e Alfred Qefalisë, Aleksandër Goros, Dhimitër Zitos si dhe njërit prej porositësve Adrian Uzunit. Pas arrestimeve, policia shpalli në kërkim 4 persona të tjerë, tre prej të cilëve, nuk u janë dhënë identitetet. Burime pranë uniformave blu thanë se tre të shpallurit në kërkim janë nga Shkodra, ndërkohë që dyshohet se krahas furnizimit të grupit me armë dhe bazë materiale janë dhe porositësit e disa krimeve. Ekzekutimet e vrasësve nisën që në qershor të vitit 2014 në Shkodër, ku Kristi Pine ekzekutoi Brahim Manin, ndërkohë që në nëntor po të atij viti mori 50 mijë euro për të eliminuar Leonard Muratajn në Durrës. Dy ekzekutorët Pine dhe Qefalia janë të përfshirë dhe në tentativën e vrasjes së Edmond Cakmashit në periferi të Tiranës. Porosia ishte bërë nga Adrian Uzuni, ndërkohë që në një tjetër rast i arrestuari Fatos Koka kërkoi vrasjen e një shtetasi, pasi ky i fundit kishte konflikte pronësie me fisin Koka. I njëjti grup kriminal sipas policisë është përgjegjës për tentativën e vrasjes së dy biznesmenëve në Pogradec dhe vendosjen e tritolit në shkurt të 2014 në biznesin e Armando Cekës, ku si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur rëndë dy persona.

Recommended