Zjarr i fuqishëm në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e lagjes 17, pranë ndërmarrjes se ujësjellës kanalizimeve, ne qytetin e Durrësit kane përjetuar disa ore ankthi për shkak te nje zjarri te fuqishëm qe përfshiu nje kapanon zdrukthëtarie. Flaket e para u pane rreth ores 9.30 te mëngjesit dhe me shpejtësi, përveç kaparonin te zdrukthëtarisë përfshinë edhe disa banesa përreth. Pas mbërritjes ne vend ngjarje policia ka nxituar të largojë banoret e shtëpive qe rrezikoheshin nga zjarri. Ndërkohe qe zjarrfikëset per disa ore janë përpjekur te shuajnë flaket. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë banor te lënduar, por flaket kane djegur gjithçka ne nje sipërfaqe te konsiderueshme. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së këtij zjarri, ndërsa po behet edhe vlerësimi i dëmeve materiale

Recommended