Jeta përmes fotove e administratorëve të Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisi si një ekspozitë fotografish që do të rrëfente historinë e Bashkisë së Tiranës dhe figurat që e kanë administruar kryeqytetin që nga viti 1912 e deri në ditët e sotme. Posteri në hyrje të sallës së Muzeut Historik Kombëtar ku ekspozohen aktualisht fotografitë, lajmëronte historinë e emërimit dhe përfundimit të mandateve për plot 40 kryetarë bashkie të Tiranës. Mirëpo, impakti që ka pasur për historianët dhe për familjet e vjetra të Tiranës, ka bërë që në këtë ekspozitë të shtohen edhe dy dosje të tjera. Vëmendja që ka tërhequr kjo ekspozitë e ka bërë studiuesin Valter Gjoni të mendojë edhe për botimin e një libri, ku do të përfshihen detaje nga historia e administratorëve të kryeqytetit, duke filluar që nga zgjedhja e tyre në krye të bashkisë së kryeqyteti e deri në fatet e tyre, kryesisht fatkeqe pas përfundimit të mandateve. E veçanta e kësaj ekspozite ishte fakti se ajo shoqërohej nga një dokumentar, që flet jo vetëm për figurat që administruan bashkinë, por edhe vetë historinë e saj si ndërtesë. Ekspozita mendohej ta përfundonte rrugëtimin këtu, por Muzeu Historik Kombëtar vendosi që dyert t?i mbajë të hapura për të shijuar këtë ekspozitë, deri më 14 korrik.

Recommended