Hapen kinematë verore në jug - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
50 kilometra larg nga Antikiteti i Butrintit, dy ekrane të mëdha do të sjellin kinemanë lëvizëse për turistët që kanë zgjedhur të shijojnë jugun e Shqipërisë. Këtë fundjave, Dea Film Festival nis rrugëtimin për të shfaqur më shumë se 100 produksione kinematografike në Sarandë e Gjirokastër, dy qytete që për 25 vjet e vuajnë mungesën e kinemave. Kineastë e producentë nga e gjithë bota, janë ftuar të marrin pjesë në këtë event, jo vetëm për t?u njohur me filmat shqiptarë apo për të prezantuar prodhimet e tyre, por edhe për të njohur më shumë qytetin e gurtë, në kalanë e së cilit do të instalohet ekran i madh. Për 7 ditë me radhë, turistët apo banorët vendas do të mund të njihen me prodhimet e reja kinematografike të përzgjedhura nga vetë Edi Topi, organizatori i këtij eventi. Ky është edicioni i dytë i këtij festivali filmi që pritet të kthehet në një traditë jo vetëm në Sarandë e Gjirokastër, por edhe në qytete të tjera ku nuk ka kinema.

Recommended