Lojerat Europiane, Rusia kryeson me medalje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Irlandezja Katie Tejlor ka rikonfirmuar edhe nje here se eshte femra me e mire boksiere ne bote teksa i ka dhënë medalje te arte vendit te saj kur mundi ne finale Estel Moseli te Frances ne peshën 57-60 kg. Tejlor qe eshte dhe kampione olimpike ne fuqi ka koleksionuar 18 tituj te mëdhenj ne karrierën e saj. Po keto dy shtete kane dueluar mjaft fort per nje vend ne finale e badmintonit te përzier. Ne fund do te jete dyshja franceze qe do te përballet me Danimarkën per medalje te arte. Polina Egorova fitoi medaljet e 5-6 te arta ne keto lojëra personalisht teksa fitoi ne 100 metra shpine duke treguar dominimin absolute te rusise ne not. Azerbajxhani ka treguar edhe njëherë se ne Boks eshte dominant kur sportistet e tij siguruan te shtunën tre medalje te arta përfshi Parviz Baghirov ne 69 kilogram kunder rusit Aleksander Besputin. Ruset jane ne loje edhe per medaljen e arte ne futbollin e plazhit teksa ne finale kane azurret. Por nese ne futbollin normal favorite do ishte Italia,ne futbollin e plazhit Rusia eshte kampione bote ne fuqi dhe favorite kryesore.

Recommended