Mbërrijnë fletët e votimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë fletët, kutitë dhe te gjitha materialet e tjera të votimit për zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Mes tyre janë edhe fletët e votimit për Bashkinë Kurbin: aty janë shënuar emrat e dy kandidatëve, Artur Bardhi i Partisë Socialiste dhe Altin Biba i Partisë Demokrtaike, ndonëse opozita ka bërë të qartë se është tërhequr nga gara për këtë bashki. Në magazinë janë edhe fletët e votimit për Bashkinë Roskovec, ku figurojnë kandidatja e majtë Majlinda Bufi dhe kandidati i pavarur Gëzim Çaushin. Ky i fundit mbështetet nga të djathtët, pas tërheqjes që vetë PD i bëri kandidatit të saj Gentian Muhameti. Në magazinat shtetërore në Lundër ekipet po punojnë për ndarjen e materialeve që të jenë gati për t?u shpërndarë brenda afateve në te gjitha zonat e administrimit zgjedhor. Risi e këtyre zgjedhjeve janë fletët e posaçme qe për here te pare u japin mundësi personave te verbër te votojnë pa ndihmën e një personi tjetër. Për te shmangur çdo pretendim apo dyshime nga partitë politike, KQZ ka vendosur kamera sigurie ne te gjitha ambientet ku ndodhen materialet e votimit. Institucioni do t?i japë çdo partie të dhënat përkatëse që edhe ato të kenë mundësi të mbikëqyrin 24 ore ne 24 ambientet.Drejtues te administratës së KQZ pohojnë se gjithë përgatitja e materialeve do të bëhet sipas afateve ligjore. Ne total jane 15 894 kuti, si dhe mbi 3 milionë e 400 mijë fletë votimi për kryetar bashkie dhe mbi 3 milionë e 400 mijë fletë votimi për këshilltarë bashkiak.

Recommended