Astrit Beci jep dorëheqjen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas skandalit te ilaçeve te rimbursueshme drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci ka dhëne dorëheqjen. Pak pas marrjes së vendimit, përmes një njoftimi ne rrjetin social facebook, Beci ka sqaruar arsyet e largimit.?Në emër të dinjitetit tim personal, në shprehje të përgjegjshmërisë më të lartë institucionale, me dëshirën për t?i hapur plotësisht rrugën çdo hetimi dhe me vullnetin për të ruajtur dhe forcuar emrin e mirë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor: ?Deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij Fondi, i bindur se krijoj kështu klimën më të mirë institucionale për mbarëvajtjen e reformës në shëndetësi dhe për luftën e domosdoshme kundër korrupsionit.?Beci i ka kërkuar institucioneve te drejtësisë ti shkojnë deri ne fund kësaj çështjeje. Skema e mashtrimit me ilaçe te rimbursueshme, qe i ka shkaktuar shtetit një dem prej afro 560 milionë lekë të vjetra, ka çuar ne arrestimin deri më tani të 9 personave. Gjykata ka lenë ne burg dy më kryesoret prej tyre: drejtorin e fondit për Tiranën Pjerin Xhuvani si dhe Hysni Rocin, administratorin e farmacive qe kryenin falsifikimet me faturat.

Recommended