Masa të rrepta sigurie për vizitën e Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç mbërriti në Tiranë, e ashtu siç pritej, gjithë itinerari i planifikuar është shoqëruar me masa shume te larta sigurie. Pas zbritjes në Aeroportin e Rinasit, Vuçiç u shoqërua me një eskorte të zgjeruar në autostradë, ku nuk u lejua kalimi i automjeteve, ndërsa bizneset anës rrugës u mbyllën përkohësisht. Eskorta e kryeministrit serb shoqërohej nga tre automjete të sigurisë së presidencës, 6 makina të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA-s, ndërkohë që gjatë gjithë rrugës ndiqej nga ajri nga një helikopter ushtarak. Për sigurinë e kryeministrit serb, policia bllokoi përkohësisht dhe disa akse rrugore, ndërkohë që nuk u lejua parkimi në itinerarin e ndjekur nga delegacioni i Serbisë. Në total janë angazhuar mbi 1300 forca policie e gardistë, ku në garantimin e sigurisë janë përfshirë dhe shërbimet inteligjente, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, por edhe stafi i sigurisë së kreut të qeverisë serbe, i cili mbërriti më herët në kryeqytetin shqiptar.

Recommended