Nishani: Të shmanget blerja e votës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës apelon kundër fenomenit te blerjes se votës. Nëpërmjet nje mesazhi për zgjedhjet lokale te 21 qershorit, kreu i shtetit u ka bere thirrje qytetareve te mos e shesin votën e te mos lejojnë qe 21 qershor te shndërrohet ne nje dite pazari.?Mos e shisni votën! Vota nuk ka çmim. Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që na njollos të gjithëve njëlloj. Kandidati që jua blen votën, nuk ju respekton, vetëm ju gënjen, vetëm ju përbuz, vetëm ju urren. Fenomeni i shëmtuar dhe i padenjë i shitblerjes së votës ka ndodhur në disa nga zgjedhjet e kaluara. Është e mundur të ankoheni për atë që keni zgjedhur normalisht, por që nuk e ka përligjur atë besim të dhënë. Por të korrektoni sadopak dikë, të cilit votën ia keni shitur, është e pamundur. Vota nuk merret në këmbim të asnjë favori. Vota vetëm meritohet. Denoncojini përpjekjet për blerjen e votës! Mos u bëni viktima të kësaj dukurie katastrofike, të këtij gabimi fatal, pasojat shkatërrimtare të të cilit vuhen gjatë?.Kreu i shtetit u ka bere thirrje qytetareve qe te bëhen pjese e votimit per te vendosur kështu te ardhmen e tyre.?Duke votuar në mënyrë të gabuar, ose duke mos votuar, jemi të pambrojtur, të pasigurt e të paorientuar. Vetëm duke i dhënë rëndësinë e duhur votës mund t?i merrni në dorë fatet tuaja?.Ky është mesazhi i pare qe kreu i shtetit jep për zgjedhjet lokale vetëm 4 dite pas fillimit zyrtar te fushatës elektorale, kur opozita ka artikuluar disa here akuza per blerje te votave.