AKBN auditon “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen dyshimet për te tjera abuzime qe mund te ketë kryer kompania e hidrokarbureve ?Bankers Petrolium?. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ka nisur nje audit te dyte ne këtë kompani. Behet fjale per një kontroll për vitin 2012. Kreu i AKBN, Dael Dervishi, thotë se ?Bankers? ka ndjekur te njëjtat praktika te administrimit te kompanisë, njësoj si ne vitin 2011, kohe kur AKBN i evidentoi një evazion fiskal qe arrin ne 300 milion dollarë. Lidhur me shpërthimin e gazit ne Patos-Marinze, sipas kreut te AKBN ne këtë zone, nuk do te kryhen kërkime per te paktën nje periudhe 2-vjeçare. Kjo do te jete koha e nevojshme per te rikthyer mjedisin ne kushtet e mëparshme. Shpërthimi i gazit ne Marinëz erdhi si pasoje e mos respektimit e kushteve te sigurisë nga kompania. Edhe pse Prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje, nuk ka asnjë penaliteti ndaj kompanisë ?Bankers Petrolium?, pasi kontrata e nënshkruara nuk e parashikon nje gjë te tille.