Shërbimet në polici tani me civilë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse do tu duhet te telefononi ne numrin 129, personi qe do ju përgjigjet nuk do te jete me nje punonjës policie, por nje civil. Po ashtu edhe shërbimet e tjera ne polici, si shpërndarja e pasaportave apo edhe shërbimet e tjera, te sporteleve do tu besohen punonjësve civile. Nisma e re u prezantua këtë te hënë nga Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ne Drejtorinë e Policisë se Tiranes. Sipas tij shkëputja e kontaktit fizik polic-qytetar do te shmange korrupsionin. Keto zyra do te jene te shumta dhe do te mundesojne eliminimin e korrupsionit. Ky eshte hartimi i nje sistemi kompjuterik te dixhitalizuar. Ky sistem ndjek ne mënyre elektronike qe nga kërkesa e qytetarit deri tek kthimi i përgjigjes. Dhe çdo vonese per kthimin e përgjigjes identifikohet dhe do te dënohet. Vonesa shpesh është përdorur si pretekst per te nxitur korrupsionit. Ne kete mënyre ne monitorojmë punonjësin e policisë qe t?i përgjigjet ne kohe çdo qytetari dhe te identifikojmë rastet e korrupsionit. Kjo do te mundësoje edhe eliminimin fizik te kontaktit te punonjësit te policisë me qytetarin. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri u beri thirrje te gjithe te rinjve te cilet kane përfunduar studimet e larta te bëhen pjese e kësaj nisme. Ai tha se te rinjtë e përzgjedhur do te trajnohen per komunikimin qe duhet te kene me qytetaret ne keto shërbime.

Recommended