Basha: Opozita do të fitojë në gjithë Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i opozitës për Tiranën, Halim Kosova ka vijuar turin e takimeve, megjithëse fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht. Këtë here Kosova ka zgjedhur të ulet dhe të bisedojë me gjimnazistët e qytetit, për t?u njohur nga afër me problemet me te cilat ata përballen çdo ditë. Kosova ka diskutuar me të rinjtë për ndryshimet dhe pikëpamjet që ata kanë dhe kërkojnë nga Bashkia e Tiranës. Pa dhënë asnjë prononcim për mediat, kandidati i demokratëve ka zgjedhur vetëm të dëgjojë të rinjtë, ndërsa ka qenë vetë lideri i opozitës, i cili në orët e pasdites ka dhënë një deklaratë për mediat duke deklaruar se PD do të fitojë zgjedhjet e 21 qershorit, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Basha i ka bërë thirrje edhe kreut të qeverisë që të bëjë një fushatë zgjedhore sa më qytetare e të lerë mënjanë fyerjet ndaj kandidatëve të PD-së.

Recommended