Thaçi: Kosova nuk kërkon ndryshim kufijsh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është shtet i pavarur dhe nuk synon ndryshimin e kufijve ne Ballkan. Deklarata vjen nga numri dy i qeverise se Kosovës Hashim Thaci, i cili përpiqet te qetësoje zemërimin e autoriteteve serbe, ndaj një deklarate te bere dite me pare nga kryeministri Rama. Ne nje interviste për televizionin slloven, 24 UR, Thaci sqaroi se synimi i Kosovës është perspektiva evropiane dhe se në këtë kuadër askush nuk duhet të trembet nga hapja e kufijve në rajon. ?Ne po punojmë që të shkojmë drejt një perspektive evropiane. Të gjitha së bashku, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia duhet të integrohemi në familjen evropiane. Askush nuk duhet të trembet nga hapja e kufijve në rajon. Hapja e kufijve do të thotë europianizim?. Edhe gjate nje interviste per një gazete sllovene shefi i diplomacise kosovare tha se integrimi i shqiptarëve do të bëhet vetëm në kontekst të një Evrope pa kufij dhe përmes anëtarësimit të dy vendeve në BE. Me pare edhe presidentja e Kosoves Jahjaga u shpreh se ky proces do të shënojë bashkimin ndërmjet gjithë popujve, përfshirë dhe popullin e Kosovës si pjesë të pandashme?.

Recommended