PR kërkon nga PD 13 bashki - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është mbyllur pa nje marrëveshje me republikanet edhe raundi i dyte i negociatave ne selinë e Partisë Demokratike. Nënkryetari i PR Arjan Madhi i shoqëruar nga kandidati i republikaneve per Durrësin Agron Duka ka qëndruar rreth 30 minuta ne takim me negociatorin demokrat Edmond Spaho, te cilit i kane dorëzuar edhe nje dokument me kërkesat e kësaj partie per bashkëpunimin ne zgjedhjet e 21 qershorit. Republikanet nuk janë thjesht aleatet me te rendesishem te demokrateve, por mesa duket edhe me problematiket veçanërisht me këmbënguljen e tyre qe ne Durrës te kandidoje Agron Duka. Ndërkohë qe aleatet e tjerë qe negociatoret demokrate Halimi e Spaho kane takuar përgjatë gjithë dites ne seli janë treguar me racionale e bisedimet jane përqendruar vetëm te lista per këshillat bashkiake
Recommended