Ligji i ri rrit taksat për lojërat e fatit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm Tirana, por asnjë qytetet në Shqipëri nuk do të lejohet më që të ketë kazino, madje as në rrethina- siç donte të bënte disa vite më parë kryetari bashkisë së kryeqytetit Basha. Me ligjin e ri të sjellë në parlament ministria e financave do të lejojë që kjo kategori e lojërave të fatit të qëndrojë vetëm në zonat turistike. Duke raportuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ministri Shkëlqim Cani tha se do të vendosen kritere të forta për liçensimin e pikave të basteve, por edhe të lojërave të tjera të cilat shpesh janë bërë shkak për fatkeqësi sociale. Tashmë nëse do që të marrësh liçencë për një pikë basti apo për një kazino duhet të paguash edhe më shumë para. tarifa varion nga 200 milion leke deri në 1 miliard për kategorinë e kazinove. Hartuesit e ligjit thanë se këto para do të shkojnë në shërbim të degëve me efekte më të mëdha sociale si sporti, arsimi dhe turizmi. Në seancën e Komisionit mungonte opozita, por kjo nuk ka penguar deputetët e mazhorancës që tu kërkojnë llogari autoriteteve për zbatimin e ligjit në këtë fushë. Evazioni më i madh në ekonomi është ai që bëhet me lojërat e fatit, ku edhe pse taksat janë të larta ato nuk paguhen. Me ligjin e ri Ministria e Financave do të tatojë me 25% të xhiros të gjithë këto biznese dhe do të vendosë distancë deri në 200 metra larg njëra tjetrës për pikat e basteve ne mënyrë që të reduktohet numri i tyre. në fillim të qeverisjes, një aksionet e para që morri kabineti Rama ishte aksioni ?fund i marrëzisë?, i cili mbylli disa qindra kazino e baste sportive. Me gjithë ndryshimet ligjore që po bëhen fusha e lojërave të fatit vijon që të ketë shkelje të mëdha nga kompani të ndryshme, sfida tashmë i mbetet autoritetit që mbikëqyr këtë fushë, se sa do të zbatojë rregullat e reja.

Recommended