Qeveria kosovare për dialogun me Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria kosovare kushtëzon vazhdimin e dialogut me Serbinë me zbatimin e marrëveshjeve te arritura deri tani ne Bruksel. Këshilltari i kryeministrit Mustafa per çështjet e jashtme deklaroi se Prishtina zyrtare kërkon që të ketë një pasqyrë të qartë të progresit lidhur me marrëveshjet e arritura deri tani në këtë dialog, përpara se të hapen per diskutim tema te tjera. Valon Murtezaj, renditi disa marrëveshje te rëndësishme qe nuk janë zbatuar; si marrëveshja e drejtësisë, zhbërja e strukturave paralele, lëvizja e lirë, apo heqja e barrikadave. Pa progres ne keto çështje vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit konsiderohet i pakuptimtë. Palët arritën nje marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por sipas Valon Murtezajt, kjo nuk mund të realizohet në këtë fazë, nëse Serbia nuk e përmbush pjesën e vet të detyrimeve. Qeveria kosovare pritet t?ia shprehe shqetësimet per vonesat ne zbatimin e marrëveshjeve shefes se diplomacie Europiane, Federica Mogherini, qe pritet të vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji.

Recommended