Debat në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët e Kosovës po vazhdojnë debatin parlamentar për dialogun me Serbinë. Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij, tha se nga marrëveshja përfundimtare me Beogradin synon të arrihet pajtimi. Një gjë e tillë nuk nënkupton faljen për krimet e serbëve, por vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.



 "Nga marrja e përgjegjësisë qeverisëse, jemi interesu për kategoritë që meritojnë kujdes të veçantë,  njëkohësisht edhe për temën e të pagjeturve. Në të njëjtën kohë kemi punu që kjo temë të avancohet edhe më tutje. Pajtimi me Serbinë nuk është falje e krimeve por është vendosje e marrëdhënieve bilaterale, dhe këtë do të ndihmojë edhe zgjidha e çështjes së të pagjeturve.?



Nga ana tjetër, opozita kërkon që Kosova të mos përfaqësohet në këtë dialog me presidentin Hashim Thaçi. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se para bisedimeve të reja me Serbinë, duhet të shqyrtohet dhe vlerësohet dialogu i deritashëm.



 ?Para çdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë. E para shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017, e dyta, synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë, e treta parimet dhe kushtet e dialogut të ri dhe e katërta, ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës. Unë besoj që vetëm një gjë nuk duhet të jetë publike, strategjia e ekipit negociator, të gjitha gjërat tjera duhet të jenë publike.?



Deri më tani Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar disa marrëveshje në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë - Beograd të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, por shumë prej tyre nuk po respektohen. Pala kosovare pret që në fund të këtij dialogu, Serbia të njohë Kosovën shtet.

Recommended