Pse nuk ulet çmimi i naftës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregtaret e hidrokarbureve fajësojnë qeverinë si shkaktaren kryesore qe çmimi i naftës dhe i benzinës ne vend është me i larte se ne çdo vend tjetër. Ne nje reagim për shtyp, kjo shoqatë, e cila se fundmi është vene nga ekspertet nen akuzë për mungese konkurrence, shpjegon se Shqipëria është vendi i vetëm qe ne sektorin e hidrokarbureve qe aplikon tre lloj taksash, qe nuk i ka asnjë vend tjetër. Ndërkohe qe edhe niveli i TVSH prej 20 % është me i larti se ne vendet e rajonit. Ne këto kushte, thotë shoqata, çmimi aktual i shitjes se naftës dhe TVSH s është ne kufijtë e kostos, çka nënkupton se nuk do te ketë ulje te mëtejshme te tij. Por importuesit vijojnë me tej kur thonë se tregu funksionon me një konkurrence te forte dhe se s?ka asnjë pengese ligjore ne hyrjen e operatoreve te rinj. Por nga ana tjetër, vete autoriteti i konkurrencës ka evidentuar shenja te dukshme oligopoli, çka do te thotë se firmat koordinojnë veprimet me njëra - tjetrën duke sjelle një fiksim te çmimeve, ne kurriz te konsumatorëve. Ky konstatim i autoritet te konkurrencës, i evidentuar qe ne 2009, gjen zbatim edhe ne ditët e sotme. Përfundimi i hetimit do te shoqërohet edhe me rekomandime per institucionet ligjzbatuese, me qellim përmirësimin e tregut. Por vendimet e autoritet te konkurrencës, lidhur me penalitetet e mundshme, mbeten te pazbatuara, pasi çdo gjobe animohet ne Gjykate dhe shqyrtimi i tyre merr shume kohe.
Recommended