Sfidat e vitit 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2015 eshte nje vit zgjedhor dhe zhvillimet kryesore te ketij viti do te lidhen kryesisht me procesin e 21 qershorit. Ne keto zgjedhje pritet te zbatohet per here te pare harta e re territoriale dhe nga 309 komuna dhe 65 bashki qe vendi ka pasur deri me tani, shqiptaret ne 21 qershor do te votojne per te zgjedhur vetem 61 kryetare bashkish. Edhe pse ne fund te vitit klima politike u duk sikur u qetesua pas kthimit te opozites ne kuvend dhe miratimit te rezolutes konsensuale, procesi i zgjedhjeve lokale pritet te shoqerohet me tensione te forta; pasi opozita e ka bere te qarte se me kete harte nuk mund te behen zgjedhje. Pavaresisht vendimit te gjykates kushtetuese qe la ne fuqi harten me 61 bashki deklaratat e demokrateve deri me tani kane pervijuar nje qendrim te opozites qe shkon nga bllokimi i zgjedhjeve tek bojkoti i tyre. Dhe ndersa zhurma per zgjedhjet eshte fokusuar tek harta e re territoriale; ende asnje prej kampeve politike nuk e ka perzgjedhur kandidatin me te cilin do te kerkoje fitoren ne Bashkine me te madhe te vendit, ne Tirane edhe pse ne media jane perfolur disa emra kryesisht nga koalicioni qeverises. Ky vit do te jete nje test edhe per qeverine per te pare nese reformat me kosto elektorale si aksioni kunder vjedhjes se energjise apo kunder ndertimeve pa leje do te vazhdoje ti realizoje edhe ne prag te zgjedhjeve apo do ti dorezohet tundimit per te marre sa me shume vota. Me fillimin e parlamentit ne 19 janar maxhoranca dhe opozita duhet te tregojne se konsensusi i 24 dhjetorit mund te zgjase pertej festave te fundvitit; dhe pika me e nxehte e debatit eshte dekriminalizimi i parlamentit dhe institucioneve te tjera shteterore ceshtje per te cilen asnje prej paleve nuk ka artikuluar asnje ide se si mund te realizohet pa prekur te drejtat themelore te sanksionuara ne kushtetute. Tashme qe opozita eshte kthyer ne kuvend pritet qe demokratet te zene vendet e tyre ne komisionin e posacem per reformen ne drejtesi; nje reforme qe pergjate vitit te kaluar u vendos ne qender te fjalimeve te figurave kryesore te maxhorances por qe pervec tryezave dhe deklarateve mbushur me premtime ende nuk ka nisur. Dhe tashme qe euforia e marrjes se statusit eshte shuar ne skenen politike ne vjeshte Shqiperia do te prese progress-raportin e komisionit europian por as edhe me optimistet ne qeverine shqiptare nuk presin qe kete vit komisioni europian te rekomandoje hapjen e negociatave per anetaresim.

Recommended