Shtyhet afati i vetëdeklarimeve për legalizimet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma e ndërrmarë nga qeveria për vetëdeklarimin e ndërtimeve pa leje është pritur mjaft mirë nga qytetarët. Edhe pse pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, numri i qytetarëve që kanë vendosur të bëjnë vetëdeklarimin e pronave të tyre është rritur ndjeshëm. Brenda katër muajve të fundit numri i tyre është në 72 mijë. Për t?u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht emigrantëve afati për vetedeklarimin e pronave është shtyrë deri më datë 31 janar. Kjo shtyrje bëhet për disa arsye. Kreu i ALUZIN-it ka sqaruar edhe një herë se të gjithë ata qytetarë që e kanë kryer njëherë procesin e vetedeklarimit nuk shtë nevoja ta përsërisin përsëri, pasi dokumenti i i depozituar më parë është sërish i vlefshëm. Por sipas Lames jo çdo gjë e ndërtuar mund të legalizohen, pasi duhet që do objekt të plotësojë disa kushte ligjore. Për të gjithë emigrantët zyra e ALUZIN-it është duke punuar në një program që do tu japë mundshi atyre të ti kryejnë procedurat e vet-deklarimit dhe të legalizimit përmes konsullatave shqiptare në vendet kryesore të qëndrimit të tyre.

Recommended