Vizita e Kukan në Tiranë, vjen për marrëveshjen PS-PD - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardhja ne Tirane e eurodeputetit Eduard Kukan afron gjithnjë e me shume arritjen e një marrëveshjeje mes mazhorances dhe opozitës qe do te rikthente pas 6 muajsh këtë te fundit ne parlament. Pikat qe opozita i ka shtruar mazhorances ne tryeze lidhen me paraqitjen e një projektligji mbi dekriminalizimin e Parlamentit nga pakica brenda janarit, votimin me konsensus të tij në seancë plenare brenda 6-mujorit të parë të 2015, ngritjen e Komisioneve hetimore dhe ndërhyrjen ne Rregulloren e Kuvendit. Pika e fundit lidhet me angazhimin e PE për te ofruar mediatorë për ndërmjetësim mes palëve. Ndersa Komisioni Europian që të ndihmojë për praktikën më të mirë ligjore dhe monitorimin e zbatimit të marrëveshjes. Vizita pak dite me pare e eurodeputetit tjeter Knut Flekenshtejn ne Tirane dha sinjalet e para per nje rikthim te mundshëm te opozitës ne jetën parlamentare brenda muajit dhjetor. Kjo vizite e sotme e kolegut te tij Eduart Kukan me shume gjase do te prodhoje nje marrëveshje me paleve politike qe do te shohe deputetet e opozitës te ulur ne sallën e parlamentit të paktën për një dite due shpëtuar kështu mandatet. Nëse dikush ka dilema mbi jetegjatesine e këtij rikthimi, e sigurt është rruga qe do te ndjeke mazhoranca. Madje ne prononcimin e dhënë për Vizion Plus Ilir Meta shprehet njësoj i qetë edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i kuvendit Ilir Meta nuk e sheh me shqetësim kërcënimin e Partisë Demokratike për mospjesëmarrjen ne zgjedhje me reformën e re territoriale. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh reformën territoriale madje ka mbledhur mijëra firma për ta kundërshtuar atë nëpërmjet referendumit.

Recommended