Rama: Kush vjedh, dënohet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i qeverise Edi Rama pavarësisht zërave kritike deklarohet i vendosur për vazhdimin pa tolerance te operacionit kundër vjedhësve te energjisë. Kush do të vjedhë energjine do të shkojë aty ku e ka vendin, sipas Kodit Penal tha Rama. Kryeministri ka shfrytëzuar rastin te njoftoje gjate vizitës ne dy hidrocentrale ne Librazhd përgatitjen e nje pakete te re financiare per te shlyer te gjitha detyrimet ndaj investitorëve privat ne sistemin energjetik.Edi Rama thekson:Është shumë e rëndësishëm që nga këtu t?ju them tw gjithë shqiptarëve se falë operacionit të filluar dhe që nuk do të ndalet kundër hajdutëve të energjisë dhe falë kësaj vendosmërie për të kthyer këtë pasuri të madhe që është pasuria jonë energjetike, nga një hall i madh, në një burim mirëqenieje, thjeshtë dhe vetëm vullneti i shprehur i kësaj faze shumë fillestare, ka bërë që bankat të na takojnë për të konfirmuar vullnetin e qeverisë dhe kështu të fillojmë punën për një paketë financiare e cila do të na mundësojë shlyerjen e detyrimeve ndaj gjithë investitorëve në sistemin energjetikMe herët Rama vizitoi një biznes fason ne qytetin e Librazhdit i cili ka hapur 500 vende te reja pune. Gjate vizitës ne Librazhd kryeministri shoqërohej nga deputeti Taulant Balla, drejtoresha e doganave Elisa Spiropali si edhe perfaqesues te pushtetit vendor. Ajo qe ra ne sy ishte mungesa e kryetarit te bashkisë Shefki Cota.

Recommended