Dënohet grupi që do vriste Thaçin, Mustafën e Veselin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata në Prishtinë ka shpallur fajtorë duke i dënuar me burgim tetë të akuzuar të rastit ?Syri i Popullit?.Sipas gjykates grupi I struktuar vepronte prej shumë vitesh dhe synonte akte terroriste kundër rendit kushtetues të cilat cënojnë sigurinë e Kosovës.Anëtarët kishin planifikuar sulme dhe vrasjen e personaliteteve të larta shtetërorë.Te shenjestruarit nga syri I popullit ishin presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetari I Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeministri Isa Mustafa, ish-ministrit Hajredin Kuçi e ish komandante te ushtrise clrimtare.Në procesin gjyqësor për rastin ?Syri i Popullit kanë dëshmuar në seancat e mëparshme edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.Gjatë dëshmisë ata kanë përmendur dy drejtuesit e Vetëvendosjes, Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, se qëndrojnë prapa organizatës ?Syri i Popullit?.Si reagim ndaj deklaratës së Thaçit e Veselit, drejtuesi i Vetëvendosjes Albin Kurti si dhe Glauk Konjucfa dorezuan padi penale për kallëzim të rremë. Emri i organizates u bë i njohur më 12 mars të vitit 2017, kur Murat Jashari një aktivist politik i viteve 1990, tentoi të vriste në banesë avokatit Azem Vllasi.Arrestimi më i bujshëm ishte ai i pjesëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja më 7 tetor të vitit 2017. Ai u kap në portin e Durrësit ndersa tentonte të largohej me pasaportë dhe leje-qëndrimi të falsifikuar franceze.Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vite burgimAvni Llumnica12 vjetësh burgimRagip Sallova me 4 vjet burgim,Behxhet Luzha me 2 vjet burgim,Halim Halimi me 3 vjet burgim,Bajrush Konjusha me 3 vjet burgimRexhep Topllana me 2 vjet burgim.Murat Jasharin, 10 vjet në institucione shëndetësore për shkak të gjendjes së tij psikike.
Recommended