Tritoli, priten arrestime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas publikimit ta lajmit se ne magazinat ushtarake te fshatit Nuaj te Kujës mungonin 12 mije kallëpe tritoli, Ministria e Mbrojtjes sqaron se vete ministrja Mimi Kodheli i kishte kërkuar Prokurorit te Përgjithshëm Adriatik Llalla te vinte ne lëvizje Prokurorinë e Krujës, çka çoi edhe ne arrestimin e përgjegjësit te magazinës Adem Hasani. Madje ishte policia ushtarake qe u detyrua te bënte ndalimin e Hasanit qe me date 4 nëntor ishte e trembur se mos ai largohej jashtë vendit. Megjithe reagimin e vonuar Mimi Kodheli falënderon për bashkëpunimin Prokurorin e Përgjithshëm dhe thote se mbetet shpresëplote qe institucioni i akuzës do te veproje ne te njëjtën mënyre edhe per dosjet e tjera te depozituara nga dikasteri i mbrojtjes. Ne njoftimin e shpërndare per mediat, Ministria e Mbrojtjes ben me dije se qe nga fillimi i muajit tetor ka nisur inventarizimin e te gjitha depove e magazinave ushtarake. Nga ana tjeter burime nga organi qendror i akuzës konfirmojnë se pas rasteve te shumta te shpërthimeve sidomos ne zonat e Krujës dhe Fushe Krujës kishin lindur dyshimet qe tritoli vinte nga nje magazine e afërt ushtarake. Statistikat e policisë, tregojnë se nga fillimi i këtij viti vetëm ne Kruje e Fushe Kruje jane regjistruar 30 shpërthime me eksploziv ne biznese e banesa. Ka dyshime se lënda shpërthyese e vlerësuar nga ekspertet e nje cilësie jashtëzakonisht te larte është përdorur edhe ne atentatet e ndodhura ne qytete te tjera. Arrestimi i ushtarakut Adem Hasani pritet te pasohet nga te tjere dhe prokuroria shpreson te zbardhe fijet e nje rrjeti qe mund te kete furnizuar me tritol edhe grupe kriminale jashtë vendit.

Recommended