BE: Vizita e Ramës shumë e rëndësishme - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brukseli zyrtar ka qenë i ashpër në qëndrimet e tij sa i përket konfliktit të lindur 3 javë më parë gjatë ndeshjes së futbollit mes kombëtares sonë dhe asaj serbe. Për herë të parë, përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka konsideruar vizitën e kryeministrit Rama si të një rëndësie të veçnatë, nga e cila mund të varet procesi i integrimit të të dy vendeve. Vlahutin ka theksuar gjatë një tryeze me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe diplomatë të huaj se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit nuk duhet të marrën kohën e gjatë të gjithë këtyre viteve, por duhet të ndodhë tani!? Nuk mendoj se mund të presim edhe 10 vite të tjera, 30 apo 100! bashkëpunimi duhet të ndodhë tani! Për këtë arsye do të konsideroja vizitën e kryeministrit Rama në Beograd të një vëmendjeje të veçantë që do t?i japë Bashkimi Europian, sepse duhet të lëvizni aq sa është e mundur. duke kaluar këto hapa do të bëhet e mundur hapja e negociatave dhe më pas integrimi në BE.?Edhe ambasadori Hoffman e ka konsideruar të rëndësishme vizitën e kryeministrit Rama ne Serbi.? Përse është integrimi si koncept? Është që vendet të bashkëpunojnë me njëra - tjetrën dhe të bazohen në fqinjësinë e mirë. Ndryshe nuk do të kishte integrim dhe bashkëpunim. Prandaj mendoj se vizita e kryeministrit Rama ka rëndësi të veçantë.?Ndërsa kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta tha se çështja e kufijve të Ballkanit nuk duhet të hapë më asnjë diskutim, sepse është e zgjidhur.? Nuk ka nevojë të kthehemi 100 vjet mbrapa për të kuptuar se sa e domosdoshme është paqja, dhe as 3 javë para si ajo retorikë që ndodhi për shkak të një ndeshjeje. Ne jemi vende kandidate për BE dhe të aspirojmë të shkojmë në Bashkimin Europian. Nuk duhet të ketë më diskutime për çështjen e kufijve, ajo është një çështje e zgjidhur.?Në qendër të kësaj konference ishte edhe bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit të Ballkanit.
Recommended