Deputetet e PS, kritikë për gjobat e larta - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët e mazhorancës kanë shfrytëzuar seancën dëgjimore me shoqatën e Autoshkollave për të bërë ironizuar gjobat ekstreme për kutinë e ndihmës së shpejtë. Vetë kreu i shoqatës së Autoshkollave i thirrur në këtë seancë të posaçme i ka kërkuar deputetëve që gjatë rishikimit që po i bëhet kodit rrugor të hiqet rregulli për praktikën që duhet të bëjnë personat që aplikojnë për të marrë patentë, te kryqi i kuq. Prej disa javësh policia rrugore po vendos në masë gjoba të konsiderueshme për shoferët të cilët nuk kanë me vete kutinë e ndihmës së shpejtë. Njëkohësisht me këtë aksion po amendohet edhe kodi rrugor i cili parashikon rritje të gjobave ne shuma te mëdha për shkelësit e rregullave të qarkullimit.