Një tjetër talent shqiptar në Belgjikë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër talent shqiptar i bashkohet kampionatit belg te futbollit. Pas dy javësh prove futbollisti 18-vjeçar Ron Broja ka nënshkruar një kontrate dy vjeçare me skuadrën e Gent. Broja është një mesfushor shume i talentuar, i cili mbronte me pare ngjyrat e Trepça 89 te Mitrovicës ne Kosove. Ne një interviste për Vizion Plus , Broja u shpreh shume i lumtur për aventurën e re ndërsa shpreson te kontaktohet nga ekipet kombëtares te Shqipërisë, dëshira me e madhe për vete futbollistin. Ndërkohë te skuadra e Gent qe aktualisht mban vendin e trete ne renditjen e përgjithshme ne kuotën e 23 pikëve , tre me pak se liderët e Anderleht. Ron Broja do t?i bashkohet patriotit te tij Enis Gavazaj , aktualisht anëtar i ekipit te 21-vjeçarëve te Shqipërisë.