Shkarkohen Çefa e Lelçaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
72 deputete te maxhorances kane votuar pro shkarkimit te nënkryetarit te këshillit te larte te drejtësisë Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj dhe vetëm nje deputet i maxhorances ka qene kundër . Kryetari i Komisionit Hetimor qe u ngrit per veprimtarinë e 2 anëtareve te KLD Armando Subashi ka paraqitur raportin nëpërmjet te cilit kërkohet shkarkimi i 2 anëtareve. ?Shkarkimin nga detyra te anëtarit te Këshillit te Larte te drejtësisë zotit Elvis Cefa per shkak te shkeljeve te kushtetutës dhe shkeljeve te renda te ligjit. Shkarkimin nga detyra te anëtarit te Këshillit te Larte te Drejtësisë zotit Lulzim Lelcaj per shkak te shkeljeve te kushtetutës dhe shkeljeve te renda te ligjit?. Raporti i miratuar nga kuvendi parashikon rekomandime edhe per Presidentin e Republikës si kryetar i Këshillit te Larte te Drejtësisë. ?Te marre masat e duhura per shmangien e praktikave te kundraligjshme te evidentuara ne kete raport ne kuadër te përmbushjes nga KLD te funksioneve kushtetuese e ligjore per mirëqeverisjen e sistemit gjyqësor?. Pas këtij vendimi pritet qe shumica te nise javen e ardhshme procedurën per zgjedhjen e 2 anëtarëve te rinj te KLD.

Recommended