Rama inspekton punimet në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vijon intensivisht puna për ndërtimin e bypassit të Durrësit, një nyje e rëndësishme rrugore që lidh autostradën Tiranë Durrës me akset nacionale të jugut të vendit. Zbatimi i këtij projekti, një investim i qeverisë prej 8 milionë eurosh ka nisur në fillim të këtij viti. Për të parë ecurinë e këtyre punimeve kreu i qeverisë Edi Rama i ka inspektuar ato nga afër në mbikalimin e Shkozetit. Në këtë projekt përfshihet edhe kolektori i ujërave me një gjatësi prej 1,5 kilometrash në zonën e Plepave në Durrës. Më pak kryeministri është ndalur edhe përgjatë autostradës Durrës-Vlorë, ku po punohet për krijimin e barrierave të gjelbra në të dyja anët e rrugës. Një teknologji e re që krijon qëndrueshmëri ndaj kushteve të mjedisit dhe të skarpateve nga rrëshqitjet. Ky është një projekt që aplikohet për herë të parë dhe parashikon që në 13 rrethrrotullimet përgjatë autostradës prej 106 kilometrash, të ndërtohen vepra artistike me motive të zonës ku ndodhen
Recommended