Elivar Golemi kërkon lirinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-inspektorja e përgjithshme e Bankës se Shqipërisë Elivar Golemi i është drejtuar Gjykatës se Larte për te kërkuar lirinë. Me anë të rekursit regjistruar këtë të hënë nga avokati i saj Fatos Shanaj Golemi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga ?arrest me burg? në një masë lehtësuese. Ndërkohë qe ish-shefi i saj Ardian Fullani, i cili akuzohet per te njëjtën akuzë, ate te shpërdorimit te detyrës, dhe ndodhet ne arrest shtëpie nuk ka dorëzuar deri tani asnjë kërkese per rekurs. Megjithëse avokati i tij mbrojtës Maksim Haxhia dekoroi se do te kërkonte lirimin e tij. Rekurs per lirimit te Fullanit nuk dorëzuar deri tani as organi i akuzës qe deklaroi se do te kërkonte rikthimin e tij ne qeli, megjithëse ka ende disa dite afat. Nga 19 te akuzuar per këtë skandal, Golemi është 1 prej 6 personave që qëndrojnë në burg, pasi gjykata e apelit nuk pranoi per te kërkesën per ndryshim mase, ndërkohe qe nuk veproi ne te njëjtën mënyrë per ish-guvernatorin Fullani. Nderkohe prokuroria ka nisur komunikim e akuzave per te gjithë te akuzuarit per vjedhjen e 713 milion lekeve nga banka e Shqipërisë. Dy ish-zyrtarët e bankës Golemi dhe Fullani pritet që brenda javës të merren në pyetje për të sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me akuzën. Ndërkohe qe brenda javës dosja per te paktën 14 nga te pandehurit pritet te dorëzohet ne gjykate per tu gjykuar.

Recommended