Ndarja e buxhetit për spitalet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do te këtë me buxhete historike për spitalet ne vend. Ministria e Shëndetësisë do te nise aplikimin e qeverisjes klinike, pra institucionet shëndetësore do te financohen sipas kostove qe kane. Çdo grup sëmundjesh do te kete nje vlere te përcaktuar dhe nje protokoll mjekimi te unifikuar. Spitalet do te marrin aq para sa kane shpenzimet për çdo te sëmure dhe jo nje shume fikse pavarësisht ngarkesës.Drejtuesit e spitaleve po i nënshtrohen trajnimit per administrimin efikas te buxhetit qe do tu jepet. Ne nje vit Ministria e Shëndetësisë shpenzon 160 milionë dollarë per spitalet e vendit, por tashme kjo shifër do te ndahet sipas nevojave, duke i dhëne me shume atyre institucioneve qe kane fluksin me te madh te pacienteve.

Recommended