Korçë, dëmtohen varrezat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mania per skrap dhe te ardhura, nuk kursen as banesën e fundit te te ndjerëve. Ne qytetin e Korçës, dhjetëra varre jane dëmtuar dhe u jane vjedhur pjesët e bronzta, nga vazot deri tek germat e mbishkrimeve. Familjare te te ndjereve shprehen te irrituar dhe kërkojnë ndërhyrjen e policisë per kapjen e autoreve. Vetëm pak kohe me pare, roja i varrezave te qytetit është rrahur dhe plagosur nga grabitësit. Ai tregon per Vizion Plus se pak dite me pare është ndeshur me grabitësit e radhës ku dhe ka arritur te identifikoje dhe denoncoje njerin prej tyre. Pas denoncimit policia ka shpallur ne kërkim nje 22-vjeçar qe dyshohet se është autor i dhunimit dhe grabitjeve te vazhdueshme ne varrezat e qytetit juglindor

Recommended