Skandali i Sarandës, arrestohet Agron Cane për favore seksuale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Sarandës ka arrestuar sot shtetasin Andon Cane, 62 vjeç, duke e akuzuar ate per ngacmim seksual ndaj nje gruaje dhe vajzës se saj. Shtetasja E.G qe është edhe denoncuesja e kësaj ngjarjeje, i ke kërkuar personit ne fjale nje vend pune, per shkak te gjendjes ekonomike jo te qëndrueshme. Por përgjigjja e Agron Canes ka qene se, do ta kishte vendin e punës nëse ajo dhe vajza e saj 14 vjeçare do te pranonin te kryenin marrëdhënie seksuale me te.Ne nje deklarate per mediat Ministria e Brendshme bën me dije se kane nisur hetimet ndaj shtetasit Agron Cane, dhe njofton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Sarandë është duke vijuar veprimet procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të saj. Sekretari i deputetit Koço Kokëdhima, është kapur në flagrancë duke kërkuar favore seksuale, për emërimin e një gruaje në punë. Po ndërkohë që pritet transmetimi i kësaj videoje, një skandal edhe më i madh po ndodh, ku gjithë strukturat e qeverisë janë angazhuar me presione dhe mjete të tjera për të bërë të mundur manipulimin e rrethanave. I kërkojmë Prokurorisë së Shtetit, të ndërhyjë menjëherë dhe të ndalojë këtë maskaradë që po ndodh ditën për diell, ku beu pervers i Sarandës dhe i Jugut, krahu i djathtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, me maniakët e tij, kërkon të mbyllë çështjen.

Recommended