Qeveria, ministrat me leje nga 7 deri ne 25 Gusht - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E merkura e 6 gushtit shënon mbledhjen e fundit te qeverise per kete sezon. Mesohet se kryeministrit Edi Rama ka lejuar ministrat e kabinetit qe te marrin pushimet nga data 7 deri ne 25 gusht. Ndryshe nga modeli i ndjekur nga paraardhësi Sali Berisha, i cili ne 8 vjet e mblodhi qeverinë cdo jave edhe ne muajt e verës; duket se kryeministri Rama ka vendosur qe gushti te jete pushim per te gjithë ekzekutivin. Mbledhja e pare per sezonin e ri pritet te mbahet ne 26 gusht dhe shënon startin per vitin e dyte te mandatit qeverisës duke përgatitur draftet me te cilat do te punoje parlamenti qe fillon te hënën e 1 shtatorit. Kryeministri Rama se bashku me ministrat Kodheli e Bushati do te përgatiten per samitin e krerëve te shteteve te Natps qe do te mbahet ne Uells ne datat 4 dhe 5 shtator. Nje tjeter çeshtje per te cilën duhet te punoje qeveria eshte tryeza e takimit te trete te dialogut te nivelit te larte me BE, qe do te mbahet po ne shtator, e ku pritet qe te diskutohet ambicia e Shqipërisë per hapjen e negociatave. Nderkaq agjenda e Partisë Demokratike përtej kritikave ndaj punës se qeverise kushtëzohet nga zgjedhjet e brendshme. Pritet qe brenda nje jave te mbyllen zgjedhjet per kreret e Tiranës qe per here te pare jane 11 drejtues ne mënyre qe ne shtator Lulzim Basha te filloje procesin zgjedhor per organet drejtuese te partise; Kuvendin, Këshillin Kombëtar, Kryesine, sekretaret e nenkryetaret te cilet nuk jane zgjedhur qe nga prilli i 2005.

Recommended