Denoncimi i qytetarit: “Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ali Uka, eshte nje prej qytetareve te Mamurrasit, te cilit i eshte shembur shtepia si pasoje termetit te 26 nentorit. Prej 9 muajsh ai qendron ne çader dhe i ka shpjeguar perfaqesuesit te PD, Belind Kellici, se qeveria nuk e ka ndihmuar.?Ali Uka: Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.Belind Këlliçi: Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?Ali Uka: Asnjë lekë s?kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.Belind Këlliçi: Në çadër, jeton në çadër më duket?Ali Uka: Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s?di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s?mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ??shtëpinë e vet.?Strategjia e PD prej javesh eshte fokusuar tek problematika e qytetareve qe kane mbetur pa shtepi si pasoje e termetit, duke akuzuar qeverine se nuk po iu vjen ne ndihme banoreve te zonave te prekura.

Recommended