Durrës dezinsektohen lulishtet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët e Durrësit dhe pushuesit gjatë këtij sezoni veror nuk do të bezdisen më nga mushkonjat dhe insektet e tjera gjatë shëtitjeve në hapësirat publike. Ndërmarrja e pastrim gjelbërimit ka nisur dezinsektimin e parqeve dhe lulishteve të qytetit. Aksioni fillimisht ka nisur në hyrje të qytetit për të përfunduar me në të gjitha hapësirat e gjelbra të Durrësit. Qyteti bregdetar nuk ka njohur prej vitesh masa të tilla për spërkatjen e hapësirave të gjelbra për zhdukjen e insekteve. Spërkatja e fundit është bërë para 20 vitesh nga specialistë të bujqësisë.

Recommended