Tregtarët e ish-Uzinës Dinamo peticion qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregtuesit e fruta-perimeve dhe produkteve të tjera që ushtronin aktivitet në zonën e njohur si ish-Uzina Dinamo, e kanë zhvendosur përpara Ministrisë së Bujqësisë protestën e tyre disaditore. Ata kanë bërë thirrje që qeveria të mos e mbyllë tregun, e të mos hedhë në rrugë 5 mijë njerëz. Protestuesit kanë firmosur edhe një peticion kundër mbylljes së tregut, të cilin ja kanë dërguar kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Meta, ministrave Ahmetaj dhe Veliaj. Pak ditë më parë tregtarët zhvilluan një protestë para Prefekturës, kundër vendimit të Task-Forcës së ngritur nga Prefektura dhe Bashkia e Tiranës, që vendosi të mbyllë tregun tek ish-Uzina Dinamo dhe në rrugën "Hamdi Pepa", për shkak se nuk plotësonin kushtet e tregtimit dhe ato higjieno-sanitare. Por tregtarët këmbëngulin se nuk janë kushtet e higjenës shkak I mbylljes së tregut, por pas këtij vendimi fshihen interesa për truallin, sepse po kërkohet të ndërtohen pallate pikërisht në zonën e tregut.

Recommended